ROZËKristi u shpreh se ajo nuk ka sjellje prej nëne, Olta e degjeneron: Pusho se je lutur për…

Olta edhe mbrëmjen e sotme ka theksuar sa shumë keq ka ngelur nga fjalia e Kristit “Nuk ke asnjë elemet prej nënë”. Kristi këmbëngul që “e kanë tjetërsuar kuptimin e asaj që thashë.”

Visi u shpreh se para se të fyhesh duhet të pyesësh tjetrin çfarë the se nuk e kuptova mirë. Kristi i shpjegoi Oltës se ajo thjesht është ndjerë keq nga realiteti i asaj që ai i tha.

Lojra fjalësh nga ana e Oltës pasi nuk argumontonte asgjë konkrete. Arbër Hajdari komentoi se i vjen keq për marrëdhënien e tyre se kanë shkuar mirë shumicën e kohës.

Është përtej lojës të flasësh për lidhjen e nënës dhe fëmijës. Sjellja e Kristit brenda shtëpisë është një sjellje normale. Nuk kemi të bëjmë me një njeri të superartikuluar. Për vet faktin se shumica e banorëve nuk janë të artikuluar (pa sens).

Me pak fjalë Arbri i doli në mbrojtje Oltës e cila e falënderoi nga shtëpia e kënaqur. Opinionistja nga ana e saj theksoi se Kristi i ka kërkuar disa herë Oltës të nxjerrë atë anën e saj të ëmbël.

Ajo shtoi se Olta nuk ka hyrë aty si nënë por si Olta Gixhari, si grua, si aktore, si zonjë dhe jo për të treguar sa e zonja është apo nuk është si nënë. Olta e përfundoi bisedën duke thënë Kristit: “Kristi, jam larguar unë nga marrëdhënia që kemi patur ne dy, të lash unë dhe ti më je lutur që të flas…do ti tregoj të gjitha sonte.”