Siç e do zakoni, Kiara Tito pas eliminimit nga “Big Brother VIP” është shfaqur në Fan Club për të folur rreth rrugëtimit te saj.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.
Moderatorja Megi Pojani e nga cmoi edhe në një pikë mjaft delikate. Teksa po i drejtonte pyetjen në lidhje me Butrint Imerin,Kiara ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë.
“Eshtë një diskutim që është mbyll para 10 vitesh. E kanë sjellë persona të tjera në vëmendje, jo unë”, u shpreh ajo e prerë.